Kurti: Votimi i Gjykatës Speciale – servilizëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ

 Deputeti i VV-së, Albin Kurti,  e quajti këtë seancë si të ngutshme, dhe tërë këtë proces si nxitues. Ai tha se po bëhen shumë shpesh ndryshime në Kushtetutë, duke shtuar se Kosova kurrë nuk ka pasur Kurshtetutë të mirë. Ai mendon se njëherë ishte dashur të diskutohet për EULXIN.  Edhe nëse e votojmë edhe nëse nuk e votojmë ky do të jetë lajm marxhinal, tha ai. Ai shtoi se nëse ne nuk do të votojmë sot , Serbia do të propagandoi pak në botë, siç ka bërë gjithmonë e sië do të bëjë edhe pas kësaj.  Ai tha se as Qeveria nuk po e përmend këtë si drejtësi por si obligim ndërkombëtar, andaj pse ta votojmë.
Sipas Kurtit këtu nuk po bëhet fjalë, për partneritet me ndërkombëtaret por për servilitet me ndërkombëtaret. Sipas tij ky serviliteti po bëhet për qëllime personale të Mustafës.
“Shumica e deputeteve këtu e kanë vendin në burg por në burg të Kosovës” shtoi Albin Kurti. Ai tha se “ok lë të ja dhënë dënimin për gjerat që po bëjnë atë por lë t’i japin edhe mirënjohje për kontributet para luftës”.
“Punën që nuk e ka bërë UNMIKu e EULXI nuk do ta bëjë as kjo Sepeciale” , tha Kurti.  “Kjo Gjykatë Speciale është UNMIKU i ri dhe veç më i zi. Votimi për Gjykatën është votimi për paragjykimi”,  tha Kurti.  
Kurti përmendi se në Kuvend  u tha se edhe Serbia ka njëfarë Speciale atje, por Kurti përmendi se u dënuan aq pak sa që i bjen sikur një njëri ka vrarë rrëth një mijë njerëz.
“Gjykata Speciale konsiston më një histori të re që do ta ndryshojë historinë e Kosovës”,tha ai, duke përmendur se janë bërë dy vjet prej nga është ratifikuar marrëveshja me Serbinë për dialog. Nuk ka Speciale pa Zarinicën. 
“Kujtesa është përvojë që njerëzit e kanë vetëm kur të mendoj” , tha ai duke cituar një autor . Ai shtoi se ne po kërkojmë që ju të mendoni./ 21MEDIA