Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, u zhvillua debat i ashpër ndërmjet deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi. Derisa Qeveria akuzoi opozitën se po paralajmëron protestë të dhunshme, në anën tjetër opozita thotë se Qeveria po i frikësohet humbjes së pushtetit. Akuza dhe kundërakuza u zhvilluan edhe për hetimin apo jo të SHIK-ut./21 Media/
