Kuvendi i Kosovës po bëhet gati

НАЈНОВИ ВЕСТИ

( E plotësuar )
Edhe deputetë të opozitës hyrë në sallë. Bëhet fjalë për disa deputetë  disa nga deputet e Vetëvendosje dhe AAK.
….
Kompletohet kabineti qeveritar, sapo hyri edhe zv.kryeministri Hashim Thaçi. Opozita ende nuk ka hyrë në Kuvend.

Në sallën e Kuvendit mbërritën kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, dhe shumica e antarëve të kabinetit të tij. Atje po ashtu ka mbërritur edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Ann Jacobson, dhe të tjerë ambasadorë të huaj në Kosovë. Ndërkohë, Asnjë deputet i opozitës nuk është brenda në sallën e Kuvendit.
….
Ende nuk kanë ardhur deputetët në sallën e Kuvendit, të vetmit që shihen brenda në sallë janë Shaip Muja dhe Gëzim Kelmendi, dhe nga kabineti qeveritar janë ministrat, Kujtim Shala, Skënder Hyseni dhe Hykmete Bajrami.
Në sallë ende nuk kanë hyrë deputet tjerë dhe në këto momente po hyjnë ndërkombëtarë nga kori diplomatik. Ndërkohë që interesimi i gazetarëve sot është jashtëzakonisht i madh.
Edhe pse seanca ishte paralajmëruar që të nis në ora 10:00, duket se do të shtyhet për disa minuta.