Ushqimi tradicional shqiptar dhe pijet vendore, ishin pjesa kryesore e kësaj darke, ndërsa nuk ka munguar edhe kënga popullore e interpretuar nga Labi dhe orkestri i tij.
Këngëtari Labinot Tahiri – Labi ka shtruar një darkë për mërgimtarët në qytetin e Ferizajt.
Me këtë rast Labi, ka thënë se kjo ngjarje e organizuar nga ai përbën vetëm një respekt për mërgimtarët tanë dhe se ideja ka qenë që rreth sofrës t’i mbledh mërgimtarët që ndoshta për vite nuk janë parë në mes vete.
“Motoja e këtij manifestimi është duaje tënden, Ferizajn, Kosovën dhe Shqipërinë”, kemi menduar se në këtë mënyrë sadopak ta rrisim respektin për qytetarët tanë që gjinden në perëndim”, ka thënë Labi.
Mësohet se kësaj ngjarje i janë bashkuar edhe shoqata e grave të Krushës së bashku me shoqatën e fëmijëve jetim. Ky manifestim sipas organizatorit do të vazhdoj deri në orët e vona të mbrëmjes.
