Vaksina e parë kundër malaries në botë ka marrë sot lejen për përdorim nga shërbimet rregullatore të Evropës, të cilat kanë rekomanduar që ajo të përdoret për mbrojtjen e foshnjave në afrikë.
Vaksina Moskiriks është zhvilluar nga kompania britanike Glasko Smit Klajn, në partneritet me iniciativën për vaksinë kundër malaries.
Është kjo vaksina e parë e zhvilluar nga njeriu kundër sëmundjes, e cila bartet nga mushkonjat dhe ajo mund të parandalojë me miliona raste të kësaj sëmundje në shtetet, të cilat do ta përdorin.
Rekomandimet për përdorimin e ilaçeve, të cilat jepen nga Agjencia Evropiane për Mjekësi, zakonisht marrin miratimin e Komisionit të Evropës pas disa muajve.
Moskiriks tani do të testohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka premtuar se deri në fund të vitit do të ndihmojë se kur dhe ku duhet të përdoret vaksina.
Në vitin 2013, nga malaria kanë vdekur 548 milionë njerëz, me më së shumti raste të vdekjeve në Afrikën nën-sahariane.
Zyrtarët shëndetësor anembanë botës me vite të tëra kanë shpresuar se shkencëtarët do të zhvillojnë një vaksinë efikase kundër sëmundjes, ndërsa punëtorët e kompanisë Glasko Smit Klajn kanë punuar 30 vjet për zhvillimin e saj. Shpresat se vaksina do të çrrënjosë sëmundjen në vitet 2011 dhe 2012, kur testet dëshmuan se vaksina ka zvogëluar për 27 për qind vdekshmërinë e foshnjave të moshave prej 6 deri në 12 javë dhe për 46 për qind të fëmijëve të moshave prej pesë deri në 17 vjet.
Agjencia Evropiane e Mjekësisë rekomandoi që vaksina të licencohet për përdorim te foshnjat të moshave prej 6 deri në 17 muajsh./21Media
