Letonia proteston për planin e BE-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në sheshin “Doma” në kryeqytetin e Letonisë në Riga u mbajt një protestë kundër planit për ndarjen e emigrantëve mes shteteve anëtare të BE-së.
Në protestën e cila ka patur një pjesëmarrje të pakët u kundërshtua plani për shpërndarjen e 400 mijë emigrantëve të ardhur në Itali dhe Greqi, të cilët do të shpërndahen në vendet e BE-së brenda vitit të ardhshëm.
Afërsisht 50 protestues të cilët kanë theksuar se nuk dëshirojnë emigrantë veçanërisht në Letoni, ata kanë hapur pankarta me mbishkrime si “Së shpejti këtu do të dynden mijëra emigrantë. “Ne nuk do ta lejojmë këtë”, “Mos lejoni diktimin e BE-së”, “Këtu është atdheu ynë, vendosim ne”.
Komisioni Europian në kuadër të planit për shpërndarjen mes vendeve të anëtare të emigrantëve të mbërritur në Europë ka kërkuar që Letonia të marrë 737 emigrantë, ndërsa vendi baltik nuk e ka pranuar këtë./21Media