Lideri opozitar maqedonas "skanon" BDI-në

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kreu i opozitës, Zoran Zaev ka rikthyer publikimin e dëshmive për siç thotë veprimet kriminale të pushtetit aktual. Bombat e sotme i janë kushtuar punës së zyrtarëve të BDI-së, përfshirë edhe kreun e saj. Ai tha se nga bisedat e regjistruara dëshmohen veprime të shumta kriminale. Sipas Zaevit, paraja dhe pushteti kanë qenë parësore për partinë e Ahmetit.
Kreu i opozitës tha se nga bisedat e regjistruara dëshmohet qartë se mbetja në pushtet është parësore për BDI-në dhe se kjo sipas tij dëshmohet edhe nga lëshimet që kjo parti ka bërë në favor të VMRO-së. Zaev publikoi biseda mes zyrtarëve të BDI-së për tender të ndryshëm, kërcënime e presione për pozicione në parti, por edhe ruajtjen e privilegjeve në pushtet, shkruan Alsat.
Nga disa biseda të publikuara sipas Zaevit dëshmohet partizimi i skajshëm i Universitetit të Tetovës. Kërcënime e fyerje mes vet zyrtarëve të BDI-së si dhe bisedime për keqpërdorime lidhur me Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë. Në një bisedë publikohet edhe një konfirmim i një takimi mes Fatmir Besimit dhe Boris Tadiqit në SHBA.