Limaj: Ndërpritni këto negociata për Gjykatën Speciale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vazhdon të mbetet aktuale çështja e Gjykatës Speciale që pritet të mbyllet në qershor, përderisa disa deputet thonë se ajo mund të shkojë të etjen në Kuvend për votim.
E lideri i Nismës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar për këtë gjykatë ku tha se prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat. Ai tha se duhet ndërpritu këto negociata dhe të gjithë miqve tanë tu thuhet: ‘Po, ne jemi të hapur për të gjetur rrugë dhe opsion kredibil për adresimin e të gjitha dyshimeve të dala në raport, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë’.
Ja postimi i tijë i plotë:
‘Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror.
Ju ftoj që të ktheheni në mandatin që ua jep Kushtetuta dhe obligimet që dalin nga kompetencat e juaja shtetërore.
Ndërpritni këto negociata dhe të gjithë miqve tanë tu thuhet: Po, ne jemi të hapur për të gjetur rrugë dhe opsion kredibil për adresimin e të gjitha dyshimeve të dala në raport, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë.
Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë.
Duke mos dashur që këtu të flas se a mundet apo jo OKB-ja të krijoj një gjykatë të tillë, por hajt të themi se edhe mund ta formoj.
Por atë le ta bëj për të gjitha krimet e supozuara që janë bërë gjatë luftës në Kosovë, dhe në asnjë mënyrë krijimi i kësaj Gjykate të ketë njëanshmëri, por të ketë gjithëpërfshirje’. shkruan Limaj / 21MEDIA