Llapushniku është viktim e qarqeve ideologjike!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Jusuf Thaçi, ish-drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës, banor i Llapushnikut ka deklaruar se problemi i kishës së Llaposhnikut është problem i koklavitur dhe se fshati Llaposhnik është viktim e qarqeve që zhvillojnë beteja të ndryshme ideologjike.Ai më tutje shtoj se banorët të cilët po protestojnë nuk shquhen shumë për  traditën fetare islame,mirpo burimi kryesorë i protestës së qytetarëve është parcela e përzgjedhur e cila është rreth 2,5 hektarë,dhe kjo parcelë ka rëndësi të madhe për qytetarët sepse ajo parcelë është pjesa ku janë zhvilluarë betejat kryesore të Llaposhnikut,deklaroi thaci në një intervistë për Rrokum tv.
Po ashtu ai theksoj se Llaposhniku është njëri nga fshatrat më të mëdha të Drenasit dhe nuk ka xhami,dhe qytetarët nuk duan që aty të ndërtohet ndonjë kishë sepse qytetarë e konsiderojnë cenim të identitetit fetarë të Llaposhnikut,po ashtu ai theksoi se Bashkësia Islame dhe Ipeshkvia e Kosovës duhet të ulën bashkë për ta zgjidhur këtë çështje e cila në horizont po duket se është e ndjeshme, por edhe absurde./21Media