Luftime në disa qytete siriane, dhjetëra të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut thotë se militantët e Shtetit Islamik kanë hyrë në qytetin Hasakeh në verilindje të Sirisë, duke marrë nën kontroll dy lagje nga forcat qeveritare, pas përleshjeve të ashpra.
Vëzhguesi sirian thotë se së paku 30 ushtarë të regjimit dhe 20 militantë të IS-it janë vrarë gjatë luftimeve për marrjen e kontrollit të këtij qyteti. Ndërkohë, një makinë bombë ka shpërthyer afër qytetit Kobani, i cili është në kufi me Turqinë. Militantët e IS-it po e sulmojnë këtë qytetet nga të tri anë./ 21MEDIA