Lufto celulitin duke vetëmasazhuar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Teknika e automasazhit shërben për të parandaluar apo minimizuar celulitin në fazën e tij fillestare.Nëse jeni në një fazë më të avancuar atëhere duhet të kombinoni këtë gjë edhe me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik për të marrë rezultat. Do të duhet kohë të shihni rezultatin e dëshiruar por ndryshimi fillon të jetë i dukshëm që javën e tretë.
Kombinoni lëvizjet e duhura me produkte cilësore anticelulit. Në mëngjes ose mbrëmje kur nuk e keni me ngut, kushtojini 10 minuta këmbëve tuaja duke masazhuar aty ku përqëndrohet celuliti.
Më e këshillueshme është në mëngjes pasi këmbët janë më të clodhura dhe e përthithin më mirë produktin anticelulit. Kohëzgjatja e masazhit duhet të jëtë nga 10- 30 minuta. Këtë gjë duhet ta bëni për të paktën 2 muaj, pushoni për një muaj dhe rifilloni sërish. Q ë të këtë rezultat sa më të mirë lëkura duhet të jetë e pastër kështu që dy herë në javë aplikoni skrab të butë. Lëvizjet duhet të jenë nga poshtë- lart. Herë pas here shto pak nga produkti që je duke përdorur dhe vijo me lëvizjen por pa ushtruar shumë presion. Nëse nuk dëshironi të blini një krem anticelulit atëherë mund ta përgatisni vetë pasi gjithë elementet që përdoren në të, gjenden në natyrë.