Lumezi: Prokurorët të jenë të ndershëm në punën e tyre

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Të drejtat e njeriut janë të drejtat themelore për të gjitha qeniet njerëzore pa marrë parasysh gjininë, seksin, racën , ngjyrën apo përkatësin kombëtare , këto dhe periudha e luftës së Kosovës ishin tema të cilat u diskutuan sot në Samitin e Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015, i mbajtur në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se 16 vite më parë populli ynë u gjend i përfshirë në një situatë shumë të rëndë si pasojë e sulmeve të një shteti të paligjshëm e që sipas tij me intervenimin e NATO-s bëri një zgjidhje të konfliktit ushtarak Minllosheviqian.
Veseli: Kemi obligim njerëzor dhe politik që del nga misioni ndërkombëtar
Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Enver Peci, tha se institucioni që ai e drejton ka synim fitimin e besimit nga qytetarët.
Kurse, kryeprokuror i shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se të drejta e qytetarëve të Kosovës mund të arrihen vetëm nëse ka një sistem të efikas prokurorial.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi iu ka kujtuar të pranishmëve të drejtat e qytetarëve të Kosovës gjatë periudhës 98-99, ku janë përballur me një krizë humanitare.
Ndryshe, ky samit do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me temën , “Samitin e Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015”.