Lumezi : Uzurpimi i pronave do të trajtohet me prioritet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi do të kërkoj nga prokurorët që t’i japin prioritet rasteve të uzurpimit të pronave të komuniteteve egjiptian, ashkali e rom, duke i ndjekur ata që në mënyrë të kundërligjshme kanë uzurpuar ato prona.
Lumezi i bëri këtko komente gjatë një takimi me zëvendësministrin e Administratës Publike, Mustafë Myrtaj, ku u diskutua për integrimin e komunitetit egjiptian, ashkali e rom, në sistemin e drejtësisë, në Republikën e Kosovës.
Kryeprokurori Lumezi duke i ofruar bashkëpunim nga ana e tij zëvendësministrit Myrtaj, premtoi se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do ta mbështes integrimin e komunitetit egjiptian, ashkali e romnë radhët e prokurorëve dhe stafit mbështetës në sistemin prokurorial të Kosovës.
Lumezi njoftoi zëvendësministrin Myrtaj se Këshilli Prokurorial nga kandidatët njëlloj të kualifikuar për të shërbyer si prokurorë u jep përparësi anëtarëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në vendin tonë, ashtu siç është paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.