Duket e pazakontë, por një kompani e vogël në Bukuresht të Rumanisë, e specializuar në prodhimin e dhuratave të shpejta, ka punësuar një mace si imazhin kryesor.
E quajtur Boss, macja është bërë fytyra publike e kompanisë. Kompania “CATBOX” ka publikuar një video, ku tregon Bossin, mashkull, me ngjyrë të zezë të ulur një një tavolinë duke drejtuar mbledhjen e stafit dhe më pas duke shijuar pushimin e drekës. Dhe Bosi nuk e ka patur të lehtë të fitojë këtë vend pune, pasi në garë ishin 700aplikantë, mace të rracave dhe ngjyrave të ndryshme.
