Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë e bllokuar me dy protesta

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Përveç protestës së qumështarëve të cilët do ta bllokojnë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Nadakoc, një protestë tjetër do të mbahet nga banoret e fshatit Lum Madh dhe Stanovc i Epërm.
Protesta e këtyre banorëve do të mbahet për mënyrën se si po kryhen punimet në këtë rrugë. Ata po kërkojnë hyrje-dalja për qytetarë dhe automjete në unazën tek “Prroni i cakajkve”, stacioni i autobusëve të jetë ku ka qenë prej vitit 1963.
Ata po ashtu nuk duan të ecin mbi varrezat e romeve, të cilat thonë se gjatë punimeve janë mbuluar nga kompania punë kryese.
Protesta e banorëve fillon në orën 11:00, kurse protesta e qumështarëve në mesditë.