Maqedoni:Han sot do të vizitoje qendrën e refugjatëve në Gjevgjeli

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Eurokomisari për zgjerim dhe politika fqinjësore Johanes Han i cili gjendet në vizitë zyrtare në Maqedoni sot në Gjevgjeli do ta vizitoje Qendrën pranuese për refugjat, transmeton zhurnal.mk
Së bashku me të është paralajmëruar që të marrin pjesë edhe euro ambasadori në Maqedoni, Aivo Orav, ministri i punëve të brendshme Mitko Cavkov dhe drejtori i byrosë për siguri publike Goranco Savovski.
Në raport me krizën e refugjatëve eurokomisari Han porositi se BE-ja do ta ndihmoje Maqedoninë në menaxhimin me këtë problem që të mos bëhet pre e kësaj gjendje, e cila është rezultat i gjendjeve në Lindjen e Mesme. BE duhet që ta kryej punën e saj, këtë gjë deri më tani nuk e ka bërë, theksoi Han dhe paralajmëroi se javën e ardhshme Komisioni Evropian do të sjell një dokument të përbashkët për solidaritet evropian.