Maturantët e Gjakovës marrin mirënjohje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komuna e Gjakovës ka nderuar me mirënjohje 80 maturantë të gjimnazit që sipas njoftimit të komunës së Gjakovës, për katër vite shkollore kanë arritur sukses shembullorë në mësime dhe në aktivitete tjera edukativo-mësimore.
Në ceremoni e mbajtur më këtë rast,  ka marrë pjesë edhe Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, drejtoresha e Arsimit Diana Qarkaxhija, si dhe arsimtar e familjarë të nxënësve maturantë të kësaj gjenerate 2014-2015.
E para e Gjakovës Kusari-Lia, ka shprehur urimin më të thellë për suksesin e këtyre maturanteve, duke shtuar se “Maturantët e kësaj gjenerate të cilët arritën këtë sukses kaq të lartë mësimorë, janë shpresë e një të ardhme të favorshme për Komunën e Gjakovës, e cila përherë ka nxjerrë kuadro të larmishme që kanë ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm të komunës dhe më gjerë”.
Në fund të këtij manifestimi, janë shpërndarë edhe mirënjohjet për 80 maturantët e kësaj shkolle. / 21MEDIA
unnamed (1)