Mbahet konferenca e parë e shqiptarëve të Zvicrës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Cyrih është mbajtur konferenca e parë e diasporës Shqiptare të Zvicrës që për synim ka organizimin e një platforme të përbashkët e të gjitha shoqatave shqiptare. Në këtë takim u kërkua nga përfaqësuesit e shoqatave më tepër angazhim rreth shkollimit tëfëmijëve shqiptarë.
Kësaj iniciative u janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i shoqatave, instituteve dhe forumeve Shqiptare, të cilat janë aktive në Shtetin helvetik.
Konferencën e hapi nënkryetari i Kuvendit, Avni Binaku duke njoftuar të pranishmit rreth rëndësisë së kësaj konference. Kjo konferencë, sipas tij, ka marrë mbështetjen e mbi 30 shoqatave të ndryshme që veprojnë në Zvicër. Ndërsa, përmbajtën e konferencës e elaboroi nënkryetarja e Kuvendit, Lurata Reçi.
Kryetari i Kuvendit, Jeton Kryeziu duke bërë një përmbledhje të aktiviteteve të Kuvendit, theksoi ndër të tjera se objektivat e subjektit që ai udhëheq, janë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.
Në referatin e tij, anëtari zviceran në kryesinë e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Avokati Roland Wiprächtiger ka elaboruar historinë e kaluar të shqiptarëve të Zvicrës. Ai nuk la pa elaboruar fillet e punëtorëve të parë shqiptarë të ardhur në Zvicër, vështirësitë e tyre në tregun e punës me viza nëntë mujore, pa të drejta dhe me mikpritjen e ftohtë zvicerane që bazohet më shumë në nevoja për fuqinë punëtore. Ai ju kërkoi përfaqësuesve të shoqatave më tepër angazhim rreth shkollimit tëfëmijëve shqiptarë e më pak të merren me njëri tjetrin. Ai kritikoi qasjen e shoqatave shqiptare ndaj problemeve që ka diaspora shqiptare.