Mbahet samiti mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të njeriut

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Gjykata Supreme e Kosovës dhe Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD) nga Berlini, të mbështetur nga UNDP-ja, organizojnë “Samitin e Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015”, që do të mbahet sot dhe nesër në Prishtinë.
Dita e parë e Samitit, të titulluar edhe “70-Vjetori i përfundimit të Luftës II Botërore dhe themelimi i OKB-së: Shqyrtimi interdisciplinar i zhvillimeve të së drejtës ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku do të organizohet edhe një konferencë per media. Para gazetarëve do të flitet lidhur me rëndësinë e këtij Samiti, bashkëpunimet, rolin e institucioneve te drejtësisë/shtetit, per zbatimin e standardeve ndërkombëtare mbi te drejtat e njeriut, dhe rëndësinë e takimeve te këtij niveli.
Gjithashtu sot, përveç ligjëratave hyrëse, do të mbahet edhe një diskutim me temë “Gjyqtarët si gardianë të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.
Temat e dy sesioneve që do të mbahen nesër në objektin e Qeverisë së Kosovës (ish-Rilindja), janë “E drejta ndërkombëtare, interpretimi dhe zbatimi nga ana e autoriteteve vendoredhe“Të drejtat e njeriut, sfidat dhe mundësitë në promovimin e dialogut dhe paqes në mes komuniteteve”.
Në Samit do të marrin pjesë rreth 100 personalitete, ndër të cilët përfaqësuesit më të lartë të gjykatave dhe organeve juridike të vendit, pjesëtarë të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, ekspertë të vendit dhe të huaj, përfaqësues të lartë të misioneve dhe organizatave ndërkombëtare, diplomatë etj.