Thom Feeney, londinezi 29 vjeçar, i cili punon në një dyqan luksoz këpucësh në Covent Garden, inkurajon çdo evropian të japë një shumë të barasvlefshme me “çmimin e një sallate greke”.
I riu britanik ka mbledhur sot pasdite më tepër se 200 000 euro nëpërmjet një operacioni të mbledhjes së fondeve në internet, i ndërmarrë me shpresën e mbledhjes së 1,6 miliardë eurove për të ndihmuar Greqinë që të paguajë detyrimet ndaj FMN-së.
“1,6 miliard euro, është shuma që u nevojitet grekëve. Duket shumë e madhe, por nuk është veçse tre euro për një evropian, ose aq sa kushton një gjysmë krikëll birre në Londër apo sa një sallatë greke”, thekson ai në faqen e internetit Indiegogo.
