Ministria e Drejtësisë organizon takimin e radhës të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit (BPSL) që kësaj radhe organizohet nga Qeveria e Kosovës me përfaqësues ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, Zyra e BE-së e përfaqësuar nga Samuel Zbogar dhe Misioni i EULEX-it i përfaqësuar nga Gabriele Meucci.
Bordi do të nënshkruajë marrëveshjen për të promovuar sundimin e ligjit në Kosovë.
Konferenca për media do të mbahet në ndërtesën e re të Qeverisë, (ish-Rilindja), duke filluar nga ora 13:30.
