Mblidhet Kuvendi për Gjykatën Speciale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kuvendi i Kosovës sot në orën 10:00, do të mbajë seancë plenare ku sipas njoftimit pritet që të diskutohet vetëm për një pikë të rendit të ditës, i cili është shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ky propozim është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe ndryshimi eventual do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë do t’i gjykonte vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime eventuale gjatë luftës në Kosovë.
Kundër themelimit të Gjykatës Speciale janë shprehur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.
Kundër themelimit të Speciales janë edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK, të cilët në të njëjtën kohë me fillimin e seancës do të organizojnë një protestë ku kundërshtohet themelimi i kësaj gjykate që dënon vetëm pjesëtarët e UÇK-së.
Për ndryshimet në amendamentet kushtetuese, Kuvendit i duhen 81 vota të deputetëve.