Mësimi i një gjuhe të dytë ngadalëson plakjen e trurit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mësimi i një gjuhe të dytë ka një efekt pozitiv në tru, madje edhe në vitet e mëvonshme, deklaruan ekspertë në Universitetin e Edinburgut, raporton BBC.
Ata konstatuan se leximi, rrjedhshmëria e të folurit dhe inteligjenca ishin përmirësuar tek 262 persona të cilët u testuan në moshën njëmbëdhjetëvjeçare dhe më pas në moshën shtatëdhjetëvjeçare apo më vonë.
Studimet e mëparshme sugjeruan se dygjuhësia mund ta vonojë shfaqjen e dementisë për disa vjet. Studimi më i ri është publikuar në “Annals of Neurology”..
Sondazhi është kryer nga viti 2008 deri në vitin 2010 dhe të gjithë të anketuarit thanë se ishin në gjendje të komunikojnë në së paku një gjuhë tjetër përveç anglishtes. 195 prej tyre e kanë mësuar një gjuhë të dytë para moshës 18 vjeçare, dhe 65 më vonë në jetë.
Hulumtimet kanë treguar se ata që kishin folur dy ose më shumë gjuhë kishin aftësi dukshëm më të mira kognitive në krahasim me rezultatet e pritura në kuptim të testit të inteligjencës.
Efekti më i madh është vërejtur në inteligjencën e përgjithshme dhe në lexim, ndërsa është vënë re edhe tek ata që e kanë mësuar një gjuhë të dytë në fazë të hershme, si dhe më vonë në jetë.
Dr. Bak thotë se ky model është “indikativ” dhe se përmirësimet në vëmendje, përqendrim dhe rrjedhshmëri të të folurit nuk mund të shpjegohen me inteligjencën origjinale
“Studimi ynë tregon se dygjuhësia, madje edhe ajo e fituar në moshën e rritur, e ngadalëson plakjen e trurit”, tha ai.