​Meucci, institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sistemi i drejtësisë në Kosovë do të punojë për të kthyer besimin dhe vullnetit e qytetarëve të Kosovës tek organet e drejtësisë.
Nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë në prezantimin e Raportit të Progresit të Kompaktit, u tha se kusht i veçantë për institucionet e drejtësisë është sundimi i ligjit dhe si qëllim primar është e fuqizimit të pavarësisë në punën e këtyre institucioneve. Ata thanë që përmes kësaj mund të kthehet besimi i qytetarëve te institucionet e drejtësisë.
Shefi i EULEX-it në këtë takim tha se institucionet e sundimit të Ligjit në Kosovë janë pjekur por akoma po përballen me sfida.
Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi në Raportin e Progresit të Kompaktit janë dokumentuar aktivitet e sistemit të drejtësisë. Edhe Kuçi tha se duhet të punohet që të rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në drejtësinë e Republikës së Kosovës.
“Ne bashkë edhe me misionin ndërkombëtar që kanë qenë në Kosovë veçanti nga viti 2012 kemi shkruar kompakt mekanizmi që kemi vënë në pah objektivat që do t’i kem përpara për sundimit e rendit dhe Ligjit…Më lejoni të themi që në këtë raport i kemi dokumentuar aktivitete tona, sidomos e pres dhe e vlerësoj punën e palodhshme dhe të madhe që e kanë bërë njerëzit e institucioneve të njerëzve të drejtësisë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe në fuqizimin e sundimin e rendit dhe Ligjit në vendin tonë…Andaj sot mund të themi se kemi shumë rekomandime dhe sfida që i kemi adresuar dhe cilat shprehin rezultatin e punës sonë, po edhe besoj që bashkërisht do ta rrisim edhe vullnetin dhe besimin e qytetarëve në drejtësinë e Republikës së Kosovës”, tha Kuçi.
Shefi i EULEX-it Gabriel Meucci, premtoi që EULEX-i do të vazhdojë të ndihmojë institucionet e sundimit të Ligjit në Kosovë pasi që institucionet e Kosovës po përballen ende me sfida.
“Institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur, por akoma përballen me sfida. Në konferencën e sotit kemi diskutuar se si t’i adresojmë këto sfida në mënyrën më të mirë dhe mund t’ju siguroj se ekspertet e EULEX-it po vazhdojnë t’i ndihmojnë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë dhe autoritetet dhe me familjen e BE=së, po punojmë së bashku për të arritur synimin tonë të përbashkët”, tha Meucci.
Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi,tha se qëllimi primar i sistemit të drejtësisë është fuqizimi në pavarësimin e punës së institucioneve të gjyqësorit, ku një gjë e tillë do të kthej besimin e qytetarëve në drejtësinë e institucione ve të drejtësisë.
“Si kusht i veçantë është sundimi i ligjit dhe si qëllim primar është e fuqizimit të pavarësisë në punën e këtyre institucioneve, do me thënë institucioneve të gjyqësorit siç po shihet prokuroria dhe Gjykatat nga të gjitha ndikimet e jashtme të cilat i kalon korniza ligjore të veprimit. Gjithashtu dëshirojmë të japim porosi të gjithë qytetarëve të Kosovës se Institucionet e Drejtësisë janë duke bërë përpjekje të mëdha për forcimin e ngritjes së pavarësisë së institucioneve Gjyqësore dhe se besoj që kjo do ta qoj deri te kthimi i besimit te institucionet e drejtësisë”, tha Lumezi.
Shefi i zyrës së BE-së Samuel Zbogar tha se Raporti i Progresit të Kompaktit është bërë për të përmirësuar pavarësimin e sistemit të drejtësisë. Edhe Zbogar tha se zyra e Bashkimit Evropian (BE) tha se do të përkrah përpjekjet e institucioneve të Kosovës.
“Ne e konsiderojmë Raportin e Progresit si një mjet shumë të rëndësishëm, një mjet që është puna që BE në përgjithësi po bën në Kosovë, në veçanti në lidhje me procesin e integrimit të Kosovës sa i përket sundimit të ligjit. Në veçanti dua të theksoj se puna që është bërë për të përmirësuar pavarësimin e sistemit të drejtësisë, si mos përballimi i të gjitha gjerave që ende duhet të adresohen. Natyrisht, Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë t’i përkrah përpjekjet e institucioneve të Kosovës në këtë fushë, duke përfshirë edhe ndihmën në ndërtim të kapaciteteve, në zhvillim të infrastrukturës me fonde të IPA-s. Raporti po ashtu luan rol të rëndësishëm në përparim teknik”, tha Zbogar.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci tha se do t’i ngritin kapacitetet e institucioneve që të bëhet pavarësimi i tyre në drejtësi dhe që akterët t’i zgjedhin problemet me të cilat përballen qytetarët.