Përkundër faktit që transferoi dy sulmues të nivelit të lartë, Carlos Bacca dhe Luiz Adriano, Milani vazhdon të kërkojë edhe për një emër të madh në sulm, rikthimin e Zlatan Ibrahimovic.
Ylli i Paris Saint-Germain vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim nga kryeqyteti francez gjatë këtij afati kalimtar të transfereve, teksa ‘rosonerët’ vazhdojnë të këmbëngulin në transferimin e tij.
Sipas La Reppublica, shtatë herë kampionët e Evropës janë të gatshëm t’u dërgojnë një ofertë prej 21 milionë funteve francezëve për 33-vjeçarin.
Në anën tjetër, vetë agjenti i lojtarit në fjalë, Mino Raiola disa herë ka deklaruar se klienti i tij është i lumtur në Paris, mirëpo sulmuesi para disa muajsh ka lënë të kuptohet se nuk është i lumtur në Francë.
