Qendra për Studime të Sigurisë, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian – përfaqësuesi Special i BE-së, organizon diskutim në tryezë të rrumbullakët në Mitrovicë për rolin e grave në parandalimin e ekstremizmit të dhunës në Kosovë.
Debati, siç njoftuan organizatorët, është pjesë e projektit “Tregimi i dy qyteteve, radikalizimi dhe kundër-narracioni” që po mbahet në Vushtrri dhe Mitrovicë. Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijesimit në mesin e qytetarëve në parandalimin e ekstremizmit dhe kontributin e kundër-narracionit në propagandën e përhapur nga grupet ekstremiste në Kosovë.
Tryeza do të organizohet në restorantin “Vapiano” në Mitrovicën e jugut, me fillim në orën 10:30, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, komuniteti islamik të Kosovës, qytetarëve, Policisë së Kosovës etj.
