Mogerini: Kriza e refugjatëve po zbeh reputacionin e Evropës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, vlerësoi sot se qëndrimi i unionit kundrejt krizës së refugjatëve po dëmton reputacioni e tij, duke tërhequr vërejtjen se kjo mund të rezultojë me humbje të ndikimit, por edhe të kredibilitetin ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian.
Në intervistën dhënë medieve gjermane, Mogerini tha se Evropa duhet të jetë e besueshme brenda kufijve të vet dhe që brenda kufijve të saj të bëjë atë, që kërkon nga të tjerët që të bëjnë jashtë kufijve të Evropës.
Ajo theksoi se Evropa tenton të promovojë vlerat e veta në pjesët tjera të botës, por bëri të qartë se kjo nuk do të funksionojë, nëse evropianët këtë fillimisht nuk e bëjnë në shtëpitë e tyre, që të tregojnë respekt për pakicat, në veçanti për myslimanët.
Mogerini qartësoi se qysh tani veprimet e Bashkimit Evropian në lidhje me krizën e refugjatëve po dëmtojnë politikën e jashtme të unionit dhe po e dëmtojnë besueshmërinë e Bashkimit Evropian në botë./21 Media/