Mos qëndroni ulur gjatë,sepse ka pasoja

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës jo vetëm të shëndosh dhe të dëmton shëndetin, duke rritur rrezikun për diabet, sëmundje zemre, obezitet…lista vazhdon, por ai të kthen edhe në një makineri nervoze, thotë studimi i publikuar në revistën  BMC Public Health.
Shkencëtarët e Qendrës së Univeristetit Deakin për Aktivitet Fizik dhe Kërkime për Ushqimin në Australi studiuan nëntë studime të mëparshme dhe gjetën që aktivitetet pa lëvizje:  të qëndruarit para kompjuterit, ose ndjekja e një vargu filmash në TV, mund të shkaktojë rritje të ankthit.
Studiuesit thonë që duhet më shumë punë për të parë nëse mungesa e aktivitetit shkakton ankth apo ato ndodhin rastësisht në të njëjtën kohë.