Moti: Freskët dhe me shira lokale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjatë ditëve në vijim në vendin tonë, vapa do të largohet. Moti do të jetë më i freskët dhe me reshje shiu.
Sonte gjatë natës dhe të martën herët në mëngjes vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu dhe mundësi edhe për ndonjë bubullimë.
Nesër gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima, e vende-vende mund të ketë edhe reshje breshëri. Temperaturat maksimale do të zbresin në 28C, shkruan Prishtina Weather.
Nga dita e mërkurë pritet përkeqësim i mëtutjeshëm i motit, me vranësira dhe më freskët. Gjatë ditës dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu dhe bubullima, ku vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe me breshër.
Reshjet vende-vende mund të vazhdojnë deri të enjten paradite kur edhe pritet të pushojnë. Të enjten gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët. Temperaturat maksimale do të vazhdojnë të pësojnë rënie në 24C, të mërkurën, deri në 20C të enjten. Era do të fryejë nga veriperëndimi-veriu 2-8m/s.
Të premten do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mundësi për riga lokale shiu, e të shtunën do të ketë më shumë vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat maksimale pritet të rriten gradualisht në 22C-24C. Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-7m/s.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pritet të zbresin nga 15C deri në 11C të shtunën. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale dhe do të mbetet stabile.