Masat e ngrohat të ajrit të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të qëndrojnë mbi vendin tonë edhe për disa ditë, por që vlerat e tremperaturave ekstreme do të ulen për 1-3 gradë celsius, si pasojë e erës e cila do ta ndryshojë kahun nga veriu në drejtim të jugperendimit dhe juglindjes duke krijuar kushte që vende-vende të ketë riga shiu, të cilat riga pritet të vazhdojnë edhe gjatë vikendit.
Temperaturat minimale do t’i ruajnë vlerat e deritanishme , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s.
