Moti: Vapë, në mbrëmje shira lokale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Kosovë sot do të jetë kryesisht mot me diell kurse në pjesën më të madhe të ditës shumë nxehtë.
Në mbrëmje dhe gjatë natës në rajonet perëndimore dhe veriore do të ketë re me të reshura lokale dhe bubullimë.
Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjeta 13 deri 23 gradë, kurse më të lartat 30-36 në veriperëndim e juglindje të vendit.
Gjatë natës Do të vazhdojë mot me vranësira kurse pas mesnate shi dhe bubullimë.
Mot me vranësira dhe shi parashihet të mbajë të dielën.
Të hënën dhe të martën do të jetë mot i vranët, me shi dhe më i freskët.
Nga e mërkura deri të premten pritet të jetë mot i vrenjtur dhe i ndryshueshëm, në disa vende me shi të shkurtër dhe stuhi.
Nga e shtuna do të jetë mot me diell dhe pak më i ngrohët./ 21 Media