Katër grupe kirurgësh punuan për 11 orë për të realizuar operacionin e komplikuar në Spitalin e Filadelfias.
Harvey nuk është i pari që i nënshtrohet një transplanti të këtij lloji, por është më i riu i tyre. “Për mua ky është një bekim. Jam bekuar me një engjell”, deklaron e ëma e 8-vjeçarit.
Deri më tani, Zion ishte mësuar të hante dhe të luante pa duar, por jo të mbante në krahë motrën e tij të vogël. Për këtë dhe për të luajtur futboll amerikan, ai pranoi t’i nënshtrohej operacionit/Shendeti
Për 11 orë katër grupet e mjekëve punuan me intensitet dhe me turne për të lidhur nervat, damarët e gjakut dhe muskujt e duarve me krahët e 8-vjeçarit.
Zion humbi duart dhe këmbët e tij për shkak të një komplikimi të shkaktuar nga një infeksion kur ishte vetëm 2 vjeç.
