Muaji i lindjes tregon sëmundjet që mund t’iu prekin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një studim nga Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rezultuar se muaji kur keni lindur është i ndërlidhur me shëndetin tuaj, ngase përcakton nëse do të sëmureni dhe llojin e sëmundjes.
Shkencëtarët krijuan një program që analizoi lindjet dhe të dhënat mjekësore të 1.7 milionë pacientëve, të trajtuar në NewYork-Presbyterian Hospital/CUMC, nga viti 1985 deri në 2013.
Sipas shkencëtarëve, stina kur një njeri lind ndikon në mekanizmat e zhvillimit e hershme të tij që mund të luajnë rrol në shfaqen e sëmundjeve gjatë jetës. Më këtë rast shkencëtarët zbuluan se 55 sëmundje lidhen me stinën kur ka lindur një person.
Rezultatet e studimit treguan se ata persona që kanë lindur në Maj, kanë numrin më të vogël të vdekjeve, ndërsa ata që kanë lindur në Tetor, më të lartin. Të lindurit në Nëntor, sipas studiuesëve, kanë më shumë gjasa të preken nga virozat e stinës dhe bronkiti, ata që kanë lindur në Mars rrezikojnë të vuajnë nga sëmundjet kardiovakulare, ndërsa për të lindurit në Dhjetor janë të rrezikuar nga sëmundje të frymëmarrjes, thuhet në studim raportojnë mediat amerikane./ 21MEDIA