Muhamet Mustafa: “Serbia nuk ka investuar asgjë në Ujman/Gazivodë"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Muhamet Mustafa, deputet i LDK-së, ka thënë se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq është kapur pas Liqenit të Ujmanit duke thënë se nuk e jep atë, thuajse është pronë e tij, por që sipas kufijve të caktuar në vitin 1974, të gjitha pronat brenda Kosovës, i takojnë popullit kosovar, transmeton Indeksonline.
Mustafa ka deklaruar kështu në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

Kryeminsitri i Serbisë është kapur fort për Liqenin e Ujmanit dhe thotë “nuk e jap” thua se ai është pronar i tij. Në planin gjithpërfshirës të Ahtissarit , në bazë të cilit është njohur pavarësia e Kosovës nga 111 shtete, duke përfshirë këtu edhe faktorët më të rendësishëm ndërkombëtar, thuhet qartë se e gjithë prona mbrenda kufijve të vitit 1974 i takon popullit të Kosovës. Këtë e di Vuçiq por bën një bllof duke deklaruar se gjoja ky liqe dhe hidrocentrali janë ndërtuar me fonde apo investime Serbe . Kjo është krejtsisht e paveretetë. Serbia nuk ka investuar asnje cent në këtë objekt . Ky objket i rëndësishëm është ndërtuar me Kredi të Bankës Botërore dhe kredi tjera që Kosova i ka paguar ose është duke i paguar. Fakti se akumulimi i ujit këtu arrin të prek në një pjesë të vogël edhe territorin e Serbisë, nuk e bën këtë hisenike. Rregullimi kësaj çështje mund të bëhet sipas praktikave të ngjashme në mardhëniet ndërkombëtare.