Takimi i sotëm mes delegacionit të Kosovës dhe atij serb në Bruksel, pritet të sjellë marrëveshje të reja.
Kështu tha dje këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Valon Murtezaj. Ai ka thënë se Kosova pret marrëveshje për telekomin por që mund të dalin probleme tek pala serbe, e cila sipas Murtezajt është shumë destruktive.
“Në fushën e telekomit ka përafrime dhe në aspektin e energjisë, por nuk ka marrëveshje përfundimtare në asnjë prej këtyre temave. Në fushën e telekomit supozoj se do të arrihet marrëveshje nesër, edhe pse nuk mund të parashikojë se çfarë do të thonë pala tjetër. Kështu është kur ke të bësh me një palë destruktive”, tha Murtezaj.
Ai tha se nuk pritet të ndodhë menjëherë heqja e barrikadës mbi Urën e lumit Iber, por të paktën të arrihet një marrëveshje që në të ardhmen të ndërmerren vendime.
