Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në intervistën dhënë sonte në Radiotelevizionin e Kosovës, e thirri opozitën që “të komunikojë me fjalë, me argumente dhe jo duke gjuajtur me vezë”.
“Në vend që të dalin dhe të thonë ne s’pajtohemi me këtë dhe kemi argumente pse s’pajtohemi, dalin e gjuajnë me vezë. E vezët s’janë argument”, tha Mustafa.
Opozita sot ndërpreu raportimin e kryeministrit në Parlament për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë në Bruksel, duke e gjuajtur atë dhe anëtarët tjerë të Qeverisë me vezë, pas çka mbledhja u ndërpre.
