​Naser Oriq ekstradohet në Bosnjë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komandanti i luftës së myslimanëve në Srebrenicë Naser Oriq është ekstraduar sot në Sarajevë.
Oriqin siç transmeton portali Klix.ba e ka marrë policia e Bosnjës dhe Hercegovinës ku më pas do t’i dorëzohet Prokurorisë së Bosnjës që kundër tij po bën hetime ndaj tij për vepra penale për krime lufte.
Nuk është e ditur nëse Oriq është dërguar në paraburgim.
Oriq është arrestuar më 10 qershor në Gjenevë me urdhër arrest të Serbisë për krime lufte të bëra gjatë luftës në Bosnjë.
Ekstradimi i Oriqit në Bosnjë e jo në Serbi e cila ka kërkuar ekstradimin e tij ka shkaktuar pakënaqësi në qeverinë serbe, ku kryeministri Aleksandër Vuçiq në konferencën për gazetarë mbrëmë ka thënë se ai vendim është politik dhe i padrejtë.