Turqia ka bërë thirrje për një takim me aleatët e saj të NATO-s, për të diskutuar kërcënimet ndaj sigurisë sa saj dhe sulmeve ajrore që si cak kanë militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe rebelët kurdë në Irak.
Kjo erdhi si pasi avionët turq u ngritën nga baza juglindore e vendit për të goditur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit përej kufirit në Irakun verior.
NATO ka njoftuar se trupi i saj vendimmarrës, Këshilli i Atlantikut verior do të mblidhen, pasi sipas nenit 4 shteteve u lejohet të kërkojnë një takim në qoftë se ata e ndjejnë se po u rrezikohet integriteti i tyre territorial ose siguria.
Ministria e Jashtme turke tha se Turqia do të informojë aleatët në lidhje me sulmet ajrore të cilat pasuan pas bombardimeve vetëvrasëse pranë kufirit të Turqisë me Sirinë, që lanë të vdekur 32 persona dhe një sulm tjetër që vrau një ushtar.
Turqia kërkoi këtë takim, i cili përfshinë ambasadorët e 28 vendeve anëtare, për situatën e sulmeve monstruoze terroriste të ditëve të fundit.
Vetë NATO nuk është përfshirë në operacionet kundër ISIS-it, edhe pse shumë anëtare të saj janë, megjithatë NATO është e angazhuar që të ndihmojë Turqinë.
