Po mbahet sot pjesa e dytë e Testit të Maturës për rreth 33 mijë maturantë. Kryetari i Komisionit të Provimit të Maturës Azem Guri, bëri të ditur se 67 maturantë nuk do t’i nënshtrohen testit të sotëm, për shkak se u është anuluar afati i qershorit dhe do të kenë ndalesë edhe për një vit.
Ky vendim u mor për shkak se këta maturantë në pjesën e parë të testit kanë komunikuar në rrjetet sociale. Ministri i Arsimit Arsim Bajrami po viziton disa shkolla për të parë nga afër se si po shkon ky proces./ 21MEDIA
