Ndërpriten punimet në Kroin e Vitakut

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(I plotësuar)
​Punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në ‘Kroin e Vitakut’ në veri të Mitrovicës, janë ndërprerë përkohësisht deri të martën kur përfundojnë bisedimet në Bruksel të cilat janë në zhvillim rreth kësaj teme.
Kështu ka bërë të ditur për Kosovapress përfaqësuesi I shqiptarëve të kësaj lagje, Nazmi Ismajli.
Sipas tij, një marrëveshje e tillë është arritur në mes të vetë banorëve, në mënyrë që ato pastaj të vazhdojnë në mënyrë të organizuar dhe pa tensione. /Kosovapress/

Fillon rindërtimi i shtëpive në Kroin e Vitakut, kërkohet të ndërpriten

(E plotësuar)
Komandanti i Policisë së Kosovës, stacioni në veri, Goran Zhivkoviq, ka arritur në vend ngjarje dhe është duke biseduar me banorët e lagjes në përpjekje për t’i bindur ata që të ndërpriten punimet.
Në anën tjetër, banorët janë të vendosur që punimet t’i vazhdojnë me çdo kusht.
Komandanti i stacionit i policisë në veriut, si dhe përfaqësuesi i inspektoratit të veriut të Mitrovicës,  nuk kanë dashur të flasin për media.
Situata është e qetë por nën tension, pasi banohet serb gjenden vetëm 20 metra larg atyre shqiptarë.
…..
(E plotësuar)
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve me arsyetimin që inspeksioni i komunës së Mitrovicës veriore ka kërkuar një gjë të tillë.
Banorët janë këmbëngulës dhe nuk po i ndërpresin punimet, kurse numri i banorëve serb të tubuar është në rritje.
 
…..
Sot rreth orës 9  e 30 ka filluar rindërtimin i shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.
Përfaqësuesi i banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, Nazmi Ismajli ka thënë për kp, se banorët kanë tubuar mjetet në mënyrë vetanake dhe kanë vendosur të fillojnë punimet.
Momentalisht situata është e qetë. Megjithëkëtë  vërehen forca të Policisë së Kosovës, të stacionit në veri dhe disa banorë serb të cilët kanë filluat të tubohen.