Në Austri po mbahet java e kulturës Shqiptare

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Për të dytin vit me radhë, shqiptarët, mblidhen së bashku në Vjenë, dhe organizojnë Javën e Kulturës Shqiptare në Austri.
Ky organizim, kaq i rëndësishëm për komunitetin tonë, që jeton këtu, dëshmon, që shqiptarët që jetojne ne këtë shtet, kanë edhe aftësi të prezantimit të vlerave të kulturës sonë, e jo të mbesin vetëm si taksapagues të thjeshtë. Kështu u shpreh kryetarja e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, Zonja MMag. Mirela Shira, në fjalën e mbajtur, me rastin e hapjes së Javes së Kulturës Shqiptare. Java filloi në një ambient prestigjioz, në Kursalon, me një koncert klasik, me muzikë shqiptare dhe artistë shqiptarë, udhëhequr nga sopranoja dhe kulturmenaxherja Anjeza Islamaj.
Në këtë hapje, ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadave të Republikës së Shqipërisë, Kosovës si dhe përfaqësues shqiptar nga Maqedonia. Gjithashtu, në mesin e mysafirëve të shumtë, kishte edhe personalitete të shoqërisë austriake.
Java do të vazhdojë me aktivitete të tjera kulturore dhe sportive, deri në përmbylljen e saj, që është paraparë të mbahet në „Barbara Stadion“, në Prottes, me aktivitete të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.