Në Gjilan ngritet flamuri me portretin dhe vargjet e Agim Ramadanit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me iden e voglushit nga Gjilani End Emini dhe me mbështetjen e kryetarit Lutfi Haziri, është ngritur sot flamuri me portretin dhe vargjet e dëshmorit të kombit “Agim Ramadani”, i cili qëndron pran shtatores së tij.
Flamurin me portretin dhe vargjet e Agimit e ngritën kryetari Lutfi Haziri, ideatori, End Emini, vajza e dëshmorit, Lorina dhe bashkëluftëtarët e Agimit, Bekim Arifi e Isa Agushi.
Me këtë rast kreu i Gjilanit ,Lutfi Haziri ka thënë se sot përmes këtij gjeniu të vogël, End Eminit, dhe familjarëve e bashkëluftëtarëve të Agim Ramdanit ne e ngritëm flamurin me himnin e këtij kolosi. Ky flamur tashmë i përket fëmijëve të Gjilanit të cilët janë bërë pjesë e programit tonë. Agim Ramadani e ka flamurin kombëtar, flamurin e Brigadës 138 të UÇK-së, flamurin e Gjilanit dhe prej sot e ka himnin për të gjithë ne, vargjet e tij të njohura dhe portretin e tij që do të pushojë përskaj shtatores së tij.
“I falemi Agimit për sakrificën e madhe, për fjalët e tij dhe për veprën e tij të madhe sikurse të gjithë dëshmorët e Gjilanit. Ai mbeti i treti në 100 vjet të historisë sinonim i lirisë dhe bashkimit të shqiptarëve kudo që janë, së bashku me Idriz Seferin e Mulla Idriz Gjilanin. Lavdi jetës dhe veprës së Agim Ramdanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shtuar Haziri.
Ngritja e flamurit me portretin dhe vargjet e dëshmorit të kombit “Agim Ramadani” është bërë në 16-vjetorin e çlirimit të Gjilanit.