Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe kryeministër, Isa Mustafa, së bashku me një delegacion nga kjo parti, sot kanë bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh pranë varrit të anëtares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, me rastin e katër vjetorit të vdekjes.
Kontributi dhe vepra e Nekibe Kelemdnit me këtë rast u vlerësua lartë nga kreu i LDK-së Mustafa. “Nekibja ka qenë anëtare e qeverisë, që ka pasur mbështetjen e Kosovës, ka qenë person kyç i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe ne të gjithë kultivojmë respektin e lartë dhe vlerësojmë meritat e saj për shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Mustafa.Ai ka theksoi se Nekibe Kelmendi është ndër shembujt më të mirë të flijimit të përkushtimit për mbështetjen e Kosovës, jo vetëm të saj por edhe të familjes së Bajramit edhe të djemve të tyre.
Ai sot ka inkurajuar familjen që të ketë forcën, që të përballojnë edhe këtë përvjetor, por edhe këtë dhimbjen e përhershme që të gjithë e kanë për Nekiben. Ndryshe, e ndjera Kelmendi ka qenë anëtare e Grupit të ekspertëve në Grupin Politik Strategjik të Grupit të Unitetit për negociata për Kosovën, bashkëthemeluese e Lobit të Grave për Evropën Juglindore.
Nekibe Kelmendi, ishte ministre e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo vdiq më 19.06.2011 në Prishtinë.
