
Nehat Qena u lind më 31 dhjetor 1936 në Mitrovicë. Aty kreu gjimnazin, ndërsa në Prishtinë mbaroi fakultetin filozofik, degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Prej 1 shtatorit 1965 punësohet lektor në të përditshmen “Rilindja”. Më l970 emërohet redaktor i faqes javore humoristike “Anza”. Njihet edhe si autor i rubrikës “Satirikoni”, përmes së cilës vë në thumb shumë dukuri negative të shoqërisë, për të cilën shumherë ka thënë se “edhe ata pak miq që kam i bëra “armiq” duke i kritikuar shpesh. Më pastaj doli shtojca për radio, televizion e film, redaktor i së cilës emërohet Nehati. Kjo shtojcë del rregullisht deri në fillimin e luftës, me çka, kuptohet, ndalet edhe dalja e saj.
Nehat Qenën, gjatë punës në redaksinë “Rilindja”, e më vonë në “Bujku”, e gjejmë në detyra të ndryshme, si redaktor i fejtonistikës, një kohë edhe redaktor i kulturës, etj.
Mbas përfundimit të luftës, sikur edhe shumë gazetarëve e redaktorëve të tjerë të “Rilindjes”, edhe këtij i mbyllet vendi i punës. Duke mbetur i papunë, konkurron në të përditshmen “Koha ditore” ku punon lektor, e më vonë edhe redaktor i shtojcës javore humoristike “Një grusht miza”, e cila del deri në fund të vitit 2010. Në këtë vit edhe pensionohet.
Nehati njihet edhe si bashkëpunëtor i përhershëm në Teatrit Kombëtar dhe atë “Dodona” si lektor dhe përkthyes i shumë pjesëve teatrore. Autor i komedisë “Mbreti Ibish” të mirëpritur këtu e në Francë.
Bashkëpunëtor i përhershëm në RTV 21 prej themelimit si përkthyes dhe lektor./21Media
