Një nënë e re dhe fëmija i saj janë gjetur të gjallë, 5 ditë pasi avioni i tyre u rrëzua në një xhungël në Kolumbinë perëndimore.
Maria Nelly Murillo, 18 vjeç dhe djali i saj 1-vjeçar u gjetën nga ekipet e shpëtimit pranë avionit të vogël Cessna, në provincën Choco. Ajo kishte disa plagë të lehta dhe disa të djegura ndërkohë që fëmija ishte në kushte të mira shëndetësore/BBC
Kreu i Forcave Ajrore e ka përshkruar mbijetesën e tyre si një mrekulli. Ai ka thënë se zona ku ata janë jetur ka mjaft kafshë të egra dhe aksidenti ishte katastrofik.
