Në Bruksel po vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.Në një kumtesë për medie të Qeverisë thuhet se grupet punuese të udhëhequra nga ministrja për Dialog Edita Tahiri, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po diskutohen temat për energjinë, telekomin, barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe Asociacionin e komunave serbe.
Ky dialog i paraprinë takimit të nesërm mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Përfaqësuesit e të dy qeverive kanë thënë se nga takimi i 23 qershorit presin rezultate pozitive./ 21MEDIA
