Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës po qëndrojnë në Nju Jork ku do të marrin pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm i cili do të mbahet nesër. Gjatë qëndrimit në New York, ata po zhvillojnë takime të shumta me liderë të ndryshëm botërorë, që organizohen në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./ 21 Media
