Nisma për Kosovën nëpërmjet një komunikate për media kërkopn nga Qeveria që ta zbatojë vendimi n e Kuvendit të Kosovës për mos votimin e amendamentit 24 gjatë seancës së 26 qershorit.
“Ky vendim është obligativ për të gjithë, pa përjashtim, sikur për ata që kanë votuar për ashtu edhe për ata që kanë votuar kundër. Zbatimi i këtij vendimi nuk ka alternativë”, thuhet në një komunikatë të Nismës.
“Tashmë jemi dëshmitarë të një presioni të paparë që është ushtruar ndaj deputetëve, e në veçanti ndaj atyre që kanë votuar kundër, një presion i tillë është i papranueshëm në shoqëritë demokratike prandaj ftojmë deputetët që të mos i nënshtrohen presionit”.
Sipas Nismës çfarëdo përpjekje për ta përmbysur vullnetin e deputetëve përmes presionit dhe veprimeve kundër kushtetuese është i pavlefshëm dhe i pa pranueshëm.
Është në përgjegjësinë kushtetuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos lejojnë përpjekjet për rrënimin e rendit kushtetues dhe demokratik të vendit.
“Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vihen në mbrojtje të vendimit të institucionit më të lartë të vendit. Ndërsa ftojmë edhe njëherë Qeverinë e Kosovës që të pranoj vendimin e Kuvendit dhe të heqin dorë nga përpjekjet që me anë të presionit mbi deputetët të përmbysë rendin kushtetues dhe demokratik:, thuhet në komunikatë.
