Një gjeneratë e re do t`i shtohet Policisë së Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri organizojnë sot një ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së 52-të të kadetëve të Policisë së Kosovës.
Njëkohësisht, siç u njoftua, sot do të bëhet edhe paraqitja për herë të parë e uniformës së re të Policisë së Kosovës.
Pritet që në ceremoninë në Vushtrri të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.