Një i vdekur në Kamenicë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Muqivërc të Kamenicë, ku si pasojë ka vdekur një këmbësor. Ai është goditur nga një person i cili duke lëvizur me veturë nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21 Media/